Preshevë: Aksion rrugorë me moton  "E drejta e imja është në ndryshim, jo në ecje të vogla"
Lokale

Preshevë: Aksion rrugorë me moton "E drejta e imja është në ndryshim, jo në ecje të vogla"

01.Aug.2016 10:42
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka zhvilluar të shtunën në mbrëmje, më 30 korrik 2016, një aksion rrugor, ku qytetarë e shumtë kanë shkruar kërkesa të ndryshme në kartolinat e kushtuara për Ministrinë për punë, punësim dhe për çështje sociale të Republikës së Serbisë.

Aktivistët e KDNJ, në një stendë të improvizuara, kanë shpërndarë në rrugën kryesore të qytetit të Preshevës, kartolina ku ishte shënuar parulla “E drejta e imja është në ndryshim, jo në ecje të vogla”.

Numri më i madh i kërkesave të qytetarëve kishte të bënte me realizimin e të drejtave të tyre për mbrojtje sociale, të drejtën për ndihmë materiale dhe për shërbime të mbrojtjes sociale.

Në këtë mënyrë simbolike, KDNJ ka rikujtuar institucionet kompetente, si në këtë rast, Ministrinë për punë, punësim dhe për çështje sociale në obligimet që i ka marrë shteti për këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit, lidhur me integrimin e komunitetit shqiptar, e që kanë të bëjnë sidomos me ministrinë përkatëse.  E drejta për shtesa, e drejta për ndihmë për përkujdesjen ndaj të tjerëve (e ashtuquajtura ndihmë dhe përkujdesje për të tjerët), e drejta për ndihmë për aftësim për punë, e drejta për ndihmë në shtëpi, e drejta për mbështetje për banim, vendosja në një familje tjetër ose në objektet e mbrojtjes sociale etj; janë të drejta të njeriut që janë obligim dhe përgjegjësi shtetërore, e që shteti duhet t’i mbrojë, si dhe ta sigurojë realizimin dhe zbatimin e tyre.

Deri tani janë plotësuar më se 500 kartolina të cilat do t’i dërgohen ministrive përkatëse.

Aksioni i mbrëmshëm është zhvilluar në kuadër të realizimit të projektit “Fuqizimi i stabilitetit në Luginën e Preshevës përmes integrimit të pakicës kombëtare shqiptare”, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës./Titulli.com/

Bujanoc: Seminari i karatesë tradicionale vazhdon traditën, mjeshtëri i ish-Jugosllavisë teston kandidatët (foto)
Mbahen takimet e vendlindjes "Priboci 2016", premtohet asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration